Abdixhiku: LDK në rrugën e fitoreve, rritje pagash e investime për Dragash
Enver Gashi/RTK
Në takimin me qytetarët e komunës së Dragashit, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ky subjekt është në rrugën e pandalshme për fitore më 9 shkurt.
"Ka kohë që nuk jemi kaq shumë, e që nuk jemi kaq të bashkuar! Prandaj me këtë LDK, dhe me ju, ndryshimi është i pashmangshëm!", tha kreu i LDK-së.
Abdixhiku premtoi rritjen e pagave për policët, mjekët dhe zjarrfikësit, ndërsa për bujqit, grante dhe subvencione.
"Do t’i mbulojmë shpenzimet e kontratës kolektive dhe po ashtu shpenzimet për dëmet e vërshimeve. Që nga java e parë do të rrisim pagën për të gjithë policët, mjekët, zjarrfikësit etj. Do të themelojmë Ministrinë e Familjes, ku do të mbështeten fëmijët dhe të gjitha familjet", deklaroi Lumir Abdixhiku i cili për të moshuarit dhe pensionistët, ai premtoi rritje pensionesh për 32% në nivel vendi
Kryetari i komunës së Dragashit theksoi se LDK është e vetmja parti me potencial akademik për zhvillimin e vendit.
Në këtë takim para qytetarëve të Dragashit, LDK premtoi edhe investime në infrastrukturë dhe zhvillim të turizmit.























