Abdixhiku në Arbëri: Lëvizje politike që i tejkalon vijat partiake
M.P. / RTKlive
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral sonte në lagjen Arbëria të kryeqytetit.
Kandidati për kryeministër i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se nëse vijnë në krye të qeverisë, do të ndajnë buxhet të veçantë për Komunën e Prishtinës.
“Arbëria, lagjja e Prishtinës, apo Dragodani siç i referohemi ndonjëherë, na priti sonte si asnjëherë më parë. Këtë entuziazëm, nuk e kemi parë ndër vite. Çfarë po ndodhë është frymë, është dashni, është lëvizje politike që i tejkalon vijat partiake”, ka thënë Abdixhiku.
Në këtë tubim u premtua se në gjitha shkollat fillore te Prishtinës do të mbahet mësimi tërë ditor.
Ndërsa përfaqësuesi i degës, Besian Mustafa tha se LDK është adresa e suksesit te vendit për 4 vjet e ardhshme.
























