Hamza premton bursa studentore, 25 milionë euro në vit
BKT
   Zgjedhjet 2025

Hamza premton bursa studentore, 25 milionë euro në vit

Sh.Ç|RTKlive

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon me zotimin e tij të pestë. Hamza ka premtuar arsim për të ardhmen dhe bursa studentore në vlerë 25 milionë euro në vit.

“Ne do të investojmë tek fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë dhe të mos kenë nevojë ta kërkojnë atë jashtë kufijve. Zotimi im i pestë është arsimi për të ardhmen! #MaMirë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

 


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025