Daut Haradinaj: Kosova do bëhet pjesë e NATO-s
BKT
   Zgjedhjet 2025

Daut Haradinaj: Kosova do bëhet pjesë e NATO-s

G.K/RTKlive

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka rikujtuar përmes një postimi në Facebook themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës, duke shprehur besimin se Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s.

Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar arritjen historike të krijimit të ushtrisë, për çka thotë se ishte "një hap që pak kush e kishte besuar".

“6 vjet më parë u themelua Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Republikës së Kosovës. Pak kush e kishte besuar që do bëhej ushtria dhe kjo Ministri, mirëpo u bë,” shkruan Haradinaj.

Ai gjithashtu ka përmendur rëndësinë e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij janë çelësi për realizimin e synimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Bashkë me aleatët tanë atëherë dhe bashkë me aleatët tanë tash, Kosova do bëhet pjesë e NATO-s,” ka përfunduar Haradinaj.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025