Konjufca me vullnetarë në sheshin e Prishtinës, mobilizohen për fitore
BKT
   Zgjedhjet 2025

Konjufca me vullnetarë në sheshin e Prishtinës, mobilizohen për fitore

N.M. /RTKlive

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me vullnetarë, në ditën e 11 të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është takuar me qytetarët në sheshin e kryeqytetit.

Lëvizjes Vetëvendosje, në një postim në Facebook, tha se se vullnetarët e saj po angazhohen e mobilizohen për fitoren e 500 mijë zemrave.

“Në sheshin e Prishtinës, kryeparlamentari Konjufca bashkë me vullnetarë takuan qytetarë të shumtë me të cilët bashkëbiseduan. Vullnetarët cep më cep Kosovës po angazhohen e mobilizohen për fitoren e 500 mijë zemrave”, njofton Lëvizjes Vetëvendosje, përmes Facebook.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025