Abdixhiku: Deçani flet djathtë, dryshimi po vjen!
Ahmet Maholli/RTK
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e Irzniqit të Deçanit. Para banorëve, kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK ka një program të qartë politik, pasi sipas tij, ky moment e gjen Kosovën të mbyllur dhe të përçarë.
Abdixhiku gjithashtu shtoi se LDK ka një program modern dhe patriotik për zhvillimin e vendit, që me javën e parë të qeverisjes do të rrisë pagat për pensionistët dhe do të krijojë mundësi për të rinjtë.
"Patriotizëm modern i Kosovës është ti rrisim pagat mësuesve, mjekëve, policëve, ushtarëve, gjithë puntorëve të shtetit në koeficient 150 që në javën e parë. Ky është patriotizëm modern i Kosovës", tha ai.
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u bëri thirrje banorëve të kësaj ane që ta votojnë atë dhe kandidatët e tjerë, sepse sipas tij, duhet të dalim nga kjo situatë e mbylljes dhe e përçarjes.























