Ajri i ndotur, IKSHPK: Të reduktohen daljet në qytet
BKT
Foto: RTKlive
Shëndetësi

Ajri i ndotur, IKSHPK: Të reduktohen daljet në qytet

V.Th. RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë një rekomandim sa i përket cilësisë së ajrit, çështje e cila është diskutuar ditëve të fundit, duke theksuar se, për shëndetin e njeriut është rrezik ndotja e ajrit, e sidomos për grupet e ndjeshme dhe ato me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.

IKSHPK, ka treguar edhe për efektet shëndetësore që ka ndotja e ajrit, si ato afatshkurta dhe ato afatgjata.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka dhënë edhe rekomandime se si të reduktohet ky rrezik, duke kërkuar nga qytetarët që të dalin me pak në qytet, të qëndrojnë në shtëpi, si dhe të përdorën maska.


MË SHUME NGA Shëndetësi