Hamza: `Made in Kosova` është ma mirë
BKT
   Zgjedhjet 2025

Hamza: `Made in Kosova` është ma mirë

Sh.Ç /RTKlive

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke blerë produkte vendore.

Hamza ka deklaruar se vendi forcohet vetëm duke e rritur prodhimin vendor.

“Kosova forcohet vetëm duke e rritur prodhimin vendor dhe eksportin, me prodhime nga toka jonë dhe shërbime nga ekspertët tanë. Me çdo mundësi, çdo pjesë të programit tim ekonomik, përfshirë subvencionet dhe grantet investive, synojmë rritjen e prodhimit vendor. MaMirë për prodhuesit vendorë”, ka shkruar Hamza në Facebook.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025