LDK i kërkon debat publik Kurtit me Abdixhikun
BKT
   Zgjedhjet 2025

LDK i kërkon debat publik Kurtit me Abdixhikun

Sh.Ç /RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës, përsëritur kërkesën e saj për një debat publikë ndërmjet kandidatit të tyre për kryeministër, Lumir Abdixhikut me kandidatin e LVV-së, Albin Kurti.

Zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa, ka kërkuar nga gazetarët dhe qytetarët që të pyesin Albin Kurtin, “përse nuk pranon një debat të tillë, për të folur për një temë të vetme, për të ardhmen e Kosovës'.

“Në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe, debat live, vetëm për rreth një teme, të ardhmen e Kosovës. Po ju pyes të gjithëve, a nuk është kjo gjëja më e rëndësishme, a nuk e meriton populli i Kosovës një debat të vërtetë, që të shoh se kush do të kujdesët më mirë për të ardhmen e tyre. Kush i ka planet më të mira, kush ka aftësi për t’i realizuar këto plane, kush ka ekipin për të realizuar këto plane. Unë e di se përgjigjja është e qartë, por Kurti, duhet të paktën t’i përgjigjët popullit, e ne i bëjmë thirrje edhe njëherë: Eja në debat, kudo, kurdo, populli i Kosovës e meriton dhe po kërkon këtë debat”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025