Aksion kundër vjedhjes së rrymës| VIDEO
BKT
Foto arkiv|RTK
Ekonomi

Aksion kundër vjedhjes së rrymës| VIDEO

Zenel Hajrizi |RTK

Ekipe të KEDS-it në rajonin e Mitrovicës kanë inspektuar dhe identifikuar raste ku po humbet energjia elektrike.

Ata kanë vizituar pesë pika dyshuese për keqpërdorim të energjisë, katër prej tyre u janë shqiptuar masat për keqpërdorim.

Në të gjitha rastet patëm të bëjmë me anashkalim të njehsorit respektivisht në lidhje të drejtpërdrejt në rrjet çka nënkupton që është keqpërdorim I energjisë elektrike. Janë rreth 50 ekipe gjithandej nëpër Kosovë  ku po bëjnë kontrolle të tilla sidomos në trafostacione të cilat janë të regjistruara ku po zhvillohen humbje të mëdha  të energjisë elektrike deri në 60 %.

Krasniqi thotë se KEDS-i do të vazhdojë të jetë i pakompromis për të gjithë ata që e keqpërdorin energjinë elektrike.


MË SHUME NGA Ekonomi