Abdixhiku: 1.5 miliard euro investime për Prishtinën
BKT
   Zgjedhjet 2025

Abdixhiku: 1.5 miliard euro investime për Prishtinën

V.S|RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar tubimet elektorale në kryeqytet, në degën e dytë. Në një takim me qytetarët në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë, Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga kjo parti, tha se u kthye aty ku e kishte kryer shkollën fillore.

“U ktheva pas gjashtë vitesh në tubim në këtë shkollë, por këtë herë ishte më veçantë. Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor, tani u mblodhëm në sallë, e korridori ishte plot e oborri ishte plot. Dhe në këtë sallë, në këtë shkollë, kam kryer gjithë shkollën fillore”, tregoi Abdixhiku.

Lideri i LDK-së, tha 1.5 miliard euro do të ketë investime në kryeqytet.

“Ky ndryshim mbetet i familjeve të Prishtinës, rinisë së Prishtinës, prindërve e nxënësve të Prishtinës”, tha Abdixhiku, para përkrahësve të tij.

Gjithashtu, LDK-ja ka mbajtur takim me elektoratin edhe në Batllavë. Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u premtoi qytetarëve atje investime në arsim, shëndetësi e infrastrukturë. 


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025