21:50 / 23.01.2025
Berisha i PLE-së: Peja më e mobilizuar se kurrë
V.S|RTKlive
Kreu i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka treguar se kanë hapur zyrën e partisë, dega në Pejë.
Sipas Berishës, që është kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, adresa e vetme është PLE-ja.
“Hapet Zyra e PLE-së, dega në Pejë. Tani për të gjithë ju, siç e dini e keni vetëm një adresë, e ajo është PLE me numër 115. Peja rikthehet guximshëm në PLE”, ka shkruar Berisha.























