Koalicioni për Kosovën fituese në Vushtrri premton investime
BKT
Foto: Edona Podvorica / RTK
   Zgjedhjet 2025

Koalicioni për Kosovën fituese në Vushtrri premton investime

Edona Podvorica / RTK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partnerin e saj të koalicionit, ka takuar elektoratin në komunën e Vushtrrisë, ku ka premtuar plan konkret për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, investime në shëndetësi dhe përkushtim për ruajtjen e vlerave familjare.

Kandidati për kryeministër i Koalicionit për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, në Vushtrri ka thënë se zotohet që nuk do të ketë pension nën 500 euro dhe se të rinjtë do të përgatiten për tregun e punës.

Ndërkaq, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për vepra të mëdha.

“Ne duam të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, ne duam pavarësi energjetike,” ka thënë Limaj.

Në Vushtrri u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të koalicionit të AAK-së me partnerët.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025