Limaj: Gjilani do të fillojë ndryshimin për Kosovën fituese
BKT
   Zgjedhjet 2025

Limaj: Gjilani do të fillojë ndryshimin për Kosovën fituese

B. H. | RTKlive

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili është në koalicion me AAK-në dhe partnerët, ka thënë se ekipa e Anamoravës që është në listën e këtij koalicioni është më e mira.

“Kjo ekip ka veç vepra dhe Kosova ka nevojë për personalitete të tilla”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se autostrada e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilanin, por është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve.

“...dhe ne do ta përfundojmë, siç do të realizojmë edhe anëtarësimin në NATO dhe pavarësimin energjetik”, ka shtuar Limaj.

Nisma dhe AAK kanë mbajtur sot tubimin elektoral në Gjilan, ku kanë kërkuar votën e banorëve të Anamoravës në zgjedhjet e 9 shkurtit.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025