Haradinaj premton katër qendra të turizmit malor e sporteve dimërore
V.S|RTKlive
Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj, ka prezantuar prioritetet e tij, për investime në turizmin malor dhe sportet dimërore.
Prijësi i këtij koalicioni, ka thënë se Kosova do të bëhet me katër qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.
“E bekuar nga natyra. Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore. Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë: Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë - vlera e investimeve 400 milion euro. Bjeshkët e Nemuna - Bogë / Rugovë - vlera e investimeve 60 milion euro. Bjeshkët e Nemuna - Bjeshka Belegut - vlera e investimeve 20 milion euro. Bjeshkët e Sharrit - Brod - vlera e investimeve 20 milion euro”.























