13:27 / 30.01.2025
Më 6 shkurt ankandi i radhës i letrave me vlerë
V.S|RTKlive
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 6 shkurt do të mbahet ankandi i parë për vitin 2025 i letrave me vlerë.
Sipas kësaj ministrie, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Ata kanë thënë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet kontaktuar me ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.























