Koalicioni për Familje mban tubim në Lipjan, premton fuqizimin e familjes
BKT
Foto: Fatos Cervadiku/RTK
   Zgjedhjet 2025

Koalicioni për Familje mban tubim në Lipjan, premton fuqizimin e familjes

Fatos Cervadiku/RTK

Koalicioni për Familje mbajti tubimin elektoral të radhës në Lipjan, ku liderët e koalicionit theksuan angazhimin për fuqizimin e familjes dhe promovimin e programeve që mbështesin zhvillimin e saj.

Koalicioni për Familje, tubimin elektoral të radhës e mbajti me qytetarët në Lipjan. Bartësi i listës së këtij koalicioni, Eman Rrahmani, tha se ky rrugëtim politik i ka bashkuar në kauzën për familjen.

Ferid Agani, partneri tjetër i koalicionit, tha se programi i tyre ka si synim themelor fuqizimin e familjes.

Edhe partnerë të tjerë të koalicionit, njëherësh kandidatë për deputetë, bënë thirrje për mbështetje të këtij koalicioni, ndërsa u bë edhe prezantimi i kandidatit për deputet nga kjo komunë.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025