Haradinaj në Junik zotohet për investime e realizimin e projekteve kapitale
Ahmet Maholli/RTK
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, shpalosi programin qeverisës gjatë një takimi me banorët e Junikut. Ai premtoi investime dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO
Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka takuar banorët e Junikut, ku shpalosi programin qeverisës. Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, u premtoi investime dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.
Haradinaj shtoi se do të përkrahë edhe sektorët e tjerë të rëndësishëm dhe strategjikë, duke përfshirë bujqësinë dhe arsimin.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se do të punojë shumë edhe në Junik, duke realizuar projekte kapitale që kanë mbetur në gjysmë.























