Limaj: Billusha e Prizrenit e rreshtuar rreth veprave për Kosovë fituese
BKT
   Zgjedhjet 2025

Limaj: Billusha e Prizrenit e rreshtuar rreth veprave për Kosovë fituese

G.K/RTKlive

Përfaqësuesit e AAK, Nismës, Listës Konservatore dhe Forumit Intelektual E-30 kanë zhvilluar një takim me banorët e Billushes në Prizren. Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar për prioritetet e zhvillimit të komunitetit dhe angazhimin e tyre për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë.

Pas një tubimi në Billushë të Prizrenit, Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate,dhe kandidat për deputet, theksoi rëndësinë e besimit dhe përkrahjes qytetare në çdo lagje dhe fshat për koalicionin AAK-NISMA-Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30.

Ai deklaroi se kjo mbështetje i obligon ata të punojnë fuqishëm për një Kosovë më të mirë, duke shtuar se Nisma është e angazhuar për të sjellë ndryshime të vërteta.

"Billusha e Prizrenit është rreshtuar rreth njerëzve që kanë veç vepra! Përkrahja qytetare na obligon të angazhohemi dhe të punojmë fuqishëm për Kosovën fituese 137," tha Limaj gjatë fjalës së tij.

Limaj premtoi angazhimin e Nismës për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarë.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025