Abdixhiku: Kemi programin me 5 miliardë euro investime
BKT
   Zgjedhjet 2025

Abdixhiku: Kemi programin me 5 miliardë euro investime

Ahmet Maholli / RTK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral me qytetarët e Istogut. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se LDK është shpresë e Kosovës, duke premtuar përkrahje dhe investime.

“Unë ju shpalosi programin politikë me 5 miliardë  euro investime, 5 miliardë buxhet dhe 5% rritje ekonomike”, tha ai Abdixhiku po ashtu premtoi mbështetje për familjen dhe siguri më të madhe për qytetarët.

“LDK do të themelojë për herë të parë Ministrinë e Familjes dhe Mirëqenies, sipas modeleve perëndimore, sepse për ne të djathtët familja është e shenjtë. Në siguri e mbrojtje do t’i kemi 10 mijë policë, do t’i kemi 6 mijë ushtarë”, tha tutje Abdixhiku.

Ndërsa, kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati , tha se tash republika do të përfaqësohet denjësisht.

Në këtë tubim të LDK-së në Istog, kandidati për kryeministër Lumir Andixhiku tha se për mision ka edhe forcimin e partneritetit me aleatët dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025