Fjala premton angazhim në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
BKT
   Zgjedhjet 2025

Fjala premton angazhim në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

V.S|RTKlive

Nga Partia Fjala që drejtohet nga Gëzim Kelmendi thonë se do ta bëjnë të pamundurën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Sipas tyre, ka ardhur koha që të punohet shumë me shumë për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Duhet të punohet me shumë me faktorët ndërkombëtarë dhe duke i bërë presion me shumë Serbisë për zbardhjen e fatit të tyre. Edhe 25 vjet pas, familje shqiptare, jetojnë në makthe duke mos ditur asgjë për të dashurit e tyre, ende janë në pritje për të kuptuar më shumë për fatin e tyre. Me Fjalën dhe Gëzim Kelmendin në Kuvend do të bëjmë të pa mundurën për gjetjen e tyre duke punuar intensivisht për këtë çështje", theksojnë nga kjo parti.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025