Ismaili dhe ambasadori i Çekisë diskutojnë reformat në sektorin financiar
BKT
Ekonomi

Ismaili dhe ambasadori i Çekisë diskutojnë reformat në sektorin financiar

E. Hoti / RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, priti në takim Ambasadorin e parë të Republikës Çeke në Kosovë, Sh. T. Bohumil Mazanek, i shoqëruar nga zëvendës-shefja e Misionit Kaman.

Sipas njoftimit të BQK-së, gjatë takimit, guvernatori Ismaili e informoi ambasadorin Mazánek lidhur me zhvillimet kryesore dhe reformat e bëra në sektorin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, duke nënvizuar stabilitetin financiar dhe performacën e mirë të sektorit.

“Gjithashtu, ai e informoi ambasadorin lidhur me organizimin, funksionimin dhe fushëveprimin e BQK-së, si një institucion i pavarur kushtetues, kapacitete të duhura institucionale si dhe me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat qendrore dhe autoritetet rregullatorë dhe mbikëqyrëse të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Në vijim të takimit, guvernatori i BQK-së e informoi ambasadorin çek për procesin para-aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) te Komisioni Evropian, si dhe projektin për avancimin dhe modernizimin e sistemit të pagesave, si një projekte të rëndësishme në arritjen e objektivave dhe Planit të saj Strategjik të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Guvernatori Ismaili thuhet se shprehu falënderimin e BQK-së për institucionet e Republikës Çeke në kuadër të institucioneve të Bashkimit Evropian, të cilat vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e institucionit që drejton për të forcuar integritetin e sistemit financiar të Republikës së Kosovës.

Tutje theksohet se në fund të takimit, të dy palët u dakorduan për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në fusha të interesit publik ndërmjet institucioneve tona.


MË SHUME NGA Ekonomi