ASK publikon statistikat e shpenzimeve qeveritare
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

ASK publikon statistikat e shpenzimeve qeveritare

M.M. /RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për tremujorin e katërt të vitit të kaluar duke paraqitur pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

ASK njofton se hyrat e Qeverisë në TM4 2024 krahasuar me TM4 2023 janë rritur, ku sipas saj gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 941.6 milionë  Euro, ndërsa të hyrat në TM4 2023 ishin 806.5 milionë euro.

“Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%; aktivet dhe detyrimet financiare 12%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, njofton ASK.

Ndërkaq shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 1134.0 milionë Euro, ndërsa në TM4 2023 ishin 1062.2 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, Formimi i kapitalit bruto 22%, Kompensimi i punëtorëve me 18%, Konsumi i ndërmjetëm 14% ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.


MË SHUME NGA Ekonomi