Rafuna priti në takim përfaqësuesin e ri special të BE-së, Peter Sorensen
BKT
Ekonomi

Rafuna priti në takim përfaqësuesin e ri special të BE-së, Peter Sorensen

N.M. /RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim zyrtar diplomatin danez Peter Sorensen, i emëruar si përfaqësues i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan çështje kyçe që lidhen me integrimin e Kosovës në tregun rajonal, sfidat që përballin bizneset në shkëmbimin e mallrave, si dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja. Kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimit të kushteve për një mjedis më të favorshëm për investitorët”, thuhet në njoftimin e OEK-së.

Bëhet e ditur se në këtë takim, kryetari Rafuna ishte i shoqëruar nga Arian Zeka, Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe Emrush Ujkani, Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave që hasin bizneset dhe në avancimin e përpjekjeve për një integrim më të thellë ekonomik të vendit në rajon dhe më gjerë.


MË SHUME NGA Ekonomi