Tarifat mesatare të energjisë elektrike pas rritjes së propozuar nga ZRrE
BKT
Ekonomi

Tarifat mesatare të energjisë elektrike pas rritjes së propozuar nga ZRrE

E. Hoti / RTKlive

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal.

ZRrE thotë se ky publikim përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë mundësinë siç thuhet në njoftim, për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces të rëndësishëm.

“Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje. Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thuhet në njoftim.

Sipas ZRrE-së, bazuar në rezultatet e këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 për qind.

“ZRrE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative”.

“Në këtë kuadër, ZRrE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është publikuar edhe tabela e tarifave të propozuara nga ZRrE për të hyrat maksimale të lejuara.

Këtë tabelë mund t’a shihni më poshtë:

 


MË SHUME NGA Ekonomi