Ministri Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencione 2025
BKT
Ekonomi

Ministri Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencione 2025

N.M. /RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për implementimin e programit për pagesa direkte - subvencione 2025.

Ministri Peci, në një postim në Facebook, ka thënë se ky program do të mundësojë mbështetje për mbi 30,000 fermerë, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve të punës për ata që operojnë në bujqësi.

 “Sot nënshkrova Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2025 , program ky i cili do mundësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe ngritjes së kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve”, ka shkruar Peci.

Pas nënshkrimit të udhëzimit, do të fillojë periudha 7-ditore për publikimin e tij në Gazetën Zyrtare, pas së cilës do të jepen detaje të tjera për hapjen e programit dhe mundësitë e aplikimit.


MË SHUME NGA Ekonomi