Fejzullahu e Murtezaj kanë biseduar për liberalizimin e tregut të energjisë
BKT
Ekonomi

Fejzullahu e Murtezaj kanë biseduar për liberalizimin e tregut të energjisë

M.M./ RTKlive

Në kuadër të takimeve të vazhdueshme me institucionet shtetërore për liberalizimin e tregut të energjisë, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka mbajtur dje një takim të rëndësishëm me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve për të lehtësuar proceset e kërkesave ligjore që bizneset duhet të ndjekin për t’u futur në tregun e hapur të energjisë. Po ashtu, u diskutua mbi procedurat dhe dokumentet që konsumatorët duhet të sigurojnë për të vazhduar furnizimin me energji në kuadër të shërbimit universal.

“Ky takim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar një kalim të qetë dhe të rregullt në tregun e hapur të energjisë, duke garantuar që të gjitha palët e përfshira të jenë të informuara dhe të përgatitura për ndryshimet që do të ndodhin”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi