Kosova nikoqire e konferencës për fibrozë cistike për Evropë Juglindore
BKT
Shëndetësi

Kosova nikoqire e konferencës për fibrozë cistike për Evropë Juglindore

M.P. / RTKlive

Kosova do të organizojë Konferencën e 12-të të Fibrozëz Cistike për Evropën Juglindore. Kjo pas nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës "Grupi mbështetës për Fibrozë Cistike në Kosovë".

“Me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë për shërbimet mjekësore në të mirë të pacientëve me fibrozë cistike, Ministria e Shëndetësisë zotohet për mbështetje në organizimin e konferencës ndërkombëtare, duke marrë përsipër një pjesë të shpenzimeve në vlerë prej 30.000.00 euro”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është bashkë-organizimi i Konferencës, si dhe përcaktimi i obligimeve të përbashkëta për financimin dhe organizimin e konferencës, e cila do të mbahet nga data 3 deri më 5 prill.


MË SHUME NGA Shëndetësi