Lidhja e Bizneseve kërkon pezullimin e vendimin për çmimin e rrymës
BKT
Ekonomi

Lidhja e Bizneseve kërkon pezullimin e vendimin për çmimin e rrymës

A.B|RTKlive

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se është një vendim i papërgjegjshëm me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.

Sipas Lidhjes së Bizneseve të Kosovës ky vendim i ZRrE-së, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm në të gjithë zinxhirin ekonomik të Kosovës.

Përveç rritjes së çmimit të energjisë, Sipas Lidhjes së Bizneseve, liberalizimi i tregut krijon edhe një problem tjetër madhor për bizneset. Sipas vendimit të ZRRE-së, nga 1 qershori 2025, rreth 1000 kompani të mëdha nuk do të mund të furnizohen më nga KESCO, por do të duhet të blejnë energjinë në tregun e hapur.


MË SHUME NGA Ekonomi