Bëhet konstituimi i Bordit të Ri të Drejtorëve të KEK
BKT
Ekonomi

Bëhet konstituimi i Bordit të Ri të Drejtorëve të KEK

A.B|RTKlive

Sot është bërë konstituimi i Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se ka mirëpritur rizgjedhjen e Valdrin Krasniqi si Kryesues i Bordit të Drejtorëve, si dhe të Merita Kasapolli si anëtare e Bordit të Drejtorëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

KEK bën me dije se ka shprehur mirëseardhje për anëtarët e rinj të bordit, Shpëtim Zharku Filloretë Gashi-Sadiku, të cilët do të kontribuojnë në krijimin e një të ardhme me inovacion dhe rritje të qëndrueshme për KEK.

Për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka qenë i rëndësishëm për suksesin e korporatës.

“Bordi i Drejtorëve ka filluar punën me përkushtim dhe angazhim të plotë për të siguruar qeverisjen e duhur të korporatës, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike, si dhe sipas parimeve ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike”, njofton KEK.

 


MË SHUME NGA Ekonomi