Aktivistët bllokojnë ZRRE-në, kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës
BKT
Ekonomi

Aktivistët bllokojnë ZRRE-në, kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës

RTKlive

Disa aktivistë kundër shtrenjtimit të rrymës, kanë bllokuar që nga mëngjesi i së mërkurës Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, në prag të vendimmarrjes për propozimin për shtrenjtim të rrymës.

Në njoftimin të disa aktivistëve kundër shtrenjtimit të rrymës, KEDS t'i kthehet Kosovës, thuhet se policia ka arrestuar arreston qytetarë të iniciativës “Asnji Cent Ma Shumë!”.

“Në orën 8, kur edhe fillon orari zyrtar i punës së ZRRE-së, ne aktivistët/et e iniciativës 'Asnji Cent Ma Shumë', kemi bllokuar zyrat e ZRRE-së”.

Në njoftim tutje thuhet se ana e pjesëtarëve të policisë, janë arrestuar 12 aktivistë dhe ata po mbahen në polici.

“Asnjë zyrtar i ZRRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë”, thuhet në njoftimin e aktivistëve të “Asnji Cent Ma Shumë!”.

 


MË SHUME NGA Ekonomi