Sot përurohet monografia “Onkologjia në Kosovë : 1968-2024”
BKT
Shëndetësi

Sot përurohet monografia “Onkologjia në Kosovë : 1968-2024”

K. K. / RTKlive

Sot, me fillim nga ora 12:00, në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, do të përurohet monografia “Onkologjia në Kosovë : 1968-2024” e autorit Xhavit Bicaj.

Bicaj tha se shumë ngjarje kanë ndodhur për rreth 50-60 vjet dhe se ai është dëshmitar i më shumë se 70 për qind të atyre prej vitit 1976, kur e ka marrë specializimin për radiologji onkologjike.

“Kam qenë në rrjedha të atyre ngjarjeve që kanë ndodhur, shumë të mira, por ka pasur edhe devijime të cilat jam munduar t’i shtroj në këtë monografi”, tha autori Bicaj, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Nazim Qehaja, recensent i librit, tha se autori ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe sepse është një reflektim i një pune që është bërë dhe duhet të ngrihet edhe më shumë niveli i shërbimeve onkologjike.

“Tani për tani në Kosovë dhe në botë frekuenca e sëmundjeve onkologjike, e kancerit, është në rritje, prandaj nevojat për trajtim të tij janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha Qehaja.

Ndër të tjera, ai shtoi se ky libër është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse për herë të parë pasqyrohen zhvillimet, sfidat dhe pengesat, por edhe puna e jashtëzakonshme që ka bërë Shoqata e Onkologëve.

Start at 4:51


MË SHUME NGA Shëndetësi