Ismaili: BQK përkrah iniciativave rajonale dhe arritjes së objektivave
BKT
Ekonomi

Ismaili: BQK përkrah iniciativave rajonale dhe arritjes së objektivave

N.M. /RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, mori pjesë në takimin e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, nën drejtimin e Drejtorit për Evropën në FMN, Alfred Kammer.

Bëhet e ditur se ky takim i përvitshëm, i zhvilluar me dyer të mbyllura në kuadër të Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington D.C., adresoi perspektivën ekonomike për Evropën, duke prezantuar zhvillimet aktuale dhe pritjet për treguesit kryesorë ekonomikë dhe financiarë në kontekstin e dinamikave gjeopolitike dhe ekonomike globale. Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për diskutimin e sfidave dhe mundësive ekonomike në nivel rajonal.

“Në vijim, Guvernatori Ismaili mori pjesë edhe në takimin me Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, ku u diskutua mbi propozimin për themelimin e Qendrës së FMN-së për Asistencë Teknike në Evropën Juglindore. Takimi, i hapur nga z. Kammer dhe zëvendësdrejtori z. Mark Horton, adresoi fushat kryesore që do të mbulohen nga kjo Qendër, përfshirë politikën monetare dhe fiskale, stabilitetin financiar, mbikëqyrjen financiare, statistikat financiare, qeverisjen si dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të BQK-së.

BQK thotë se mbetet e përkushtuar për të kontribuar në mënyrë konstruktive dhe për të mbështetur iniciativat rajonale në funksion të forcimit të kapaciteteve institucionale dhe arritjes së objektivave të përbashkëta.

MË SHUME NGA Ekonomi