Murati i reagon Ramës
A.B|RTKlive
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kreut të Prishtinës, Përparim Rama.
"Përparim, njëra ndër punët e mia është edhe mbikqyrja dhe sigurimi që paraja publike shpenzohet sipas ligjit. Me nënshkrimin e deklaratës së disponueshmërisë së fondeve, duke deklaruar se i keni të buxhetuara 18.4 milionë euro, kur në fakt keni pasur vetëm 10% të asaj vlere në buxhet, ju keni shkelur ligjin", ka shkruar ai në Facebook'.
Sipas tij, me shpalljen e tenderit, dhe pastaj me nënshkrimin e kontratës, pa i pasur fondet në buxhet, ju përsëri keni shkelur ligjin.
"Për 18 milionë euro. Kurse sa u përket shkresave tuaja, besoj e keni marrë sqarimin tashmë disa herë nga stafi profesional i MFPT-së që buxheti i komunës mund të bëhet pjesë e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit 2025, tek pasi Kuvendi të ketë miratuar ndryshim plotësimin e ligjit. Kjo për shkak se ju jeni vonuar në miratim të buxhetit komunal sipas afateve ligjore. Këto tashmë i dini, dhe kot bëheni se nuk i dini e shkruani shkresa. Injoranca ndaj ligjit nuk amniston shkeljen e ligjit", tha ai.























