Hapet Panairi i Agrokos-Agroturizëm|Video
BKT
Ekonomi

Hapet Panairi i Agrokos-Agroturizëm|Video

Valjeta Shala/ RTK

Në Prishtinë është hapur Panairi Ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit në Kosovë– AGROKOS - Agroturizëm 2025. Në këtë ngjarje po marrin pjesë mbi 100 ekspozues nga Kosova dhe rajoni.

Salla “1 Tetori”  në Prishtinë ka hapur dyert e edicionit të 25-të jubilar të panairit më të madh ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë dhe të agrobiznesit në Kosovë– “AGROKOS & Agroturizëm 2025”.

Fokus strategjik i panairit për këtë vit sipas organizatorëve, është promovimi i prodhimeve vendore dhe fuqizimi i eksportit, përkrahja e sipërmarrjes rurale dhe gruas bujqëse.  E në mesin e pjesëmarrësve të cilët ekspozuan produkte vendore janë edhe Fitore Ukiqi dhe Mevlide Vrojolli.

“Ne për herë të tretë po marrim pjesë në këtë panair, kjo është mundësi shumë e mirë. Produkte tona janë bio dhe janë vendore, ne bëjmë biskota...”, tha Fitore Ukiqi.

“Ne biznesin tonë e kemi fillu që 8 vite dhe përmes bimëve të ndryshme mjekësore bëjmë produkte të ndryshme. Kemi ato rozmarinë dhe produkte të tjera. Ky panair është mundësi e mirë sepse përmes tij ne krijojmë lidhje dhe kontakte të reja”, theksoi Mevlide Vrojolli.

Në ceremoninë e hapjes solemne të panairit morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Ky panair është mjafte i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, zhvillimin rural dhe agroturizmin në vend. Qeveria jonë ka ndërmarr hapa për të fuqizuar këtë sektor jetik për vendin përmes subvencioneve”. Kosova po punon për një bujqësi moderne si një sektor i ardhshëm ekonomik për vendin”, tha Kurti.

E pranishime ishte edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

“Ky panair ka bashkuat 100 biznese të cilat synojnë rritje dhe bashkëpunim mes tyre. Objektivat tonë janë përmirësimi të konkurrencës që rezulton edhe në rritje të eksportit. Ne kemi sjellë reforma të shëndosha për të bërit biznes”, tha ajo.

Panairi është i hapur për vizitorë më 27–28 maj 2025, nga ora 10:00 deri në orën 16:00.


MË SHUME NGA Ekonomi