Trepça apelon te minatorët për marrëveshje pagesash me këste
BKT
Foto: Trepça Sh.A. / Arkiv
Ekonomi

Trepça apelon te minatorët për marrëveshje pagesash me këste

G.K/RTKlive

Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” ka bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga punonjësit, me qëllim arritjen e marrëveshjeve për pagesat e detyrimeve për orët e vikendit nëpërmjet kësteve.

“Ju bëjmë thirrje që të tërhiqeni nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e detyrimeve për orët e vikendit dhe të arrijmë një marrëveshje për shlyerjen e tyre me këste, në mënyrë që të shmangim shpenzimet shtesë përmbarimore dhe të avokatëve,” thuhet në komunikatën e ndërmarrjes “Trepça”.

Në komunikatë theksohet se aktualisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për muajin prill 2025 për mbi 70% të punonjësve, ndërsa ekziston rreziku që të mos realizohet në kohë pagesa e rrogave për maj 2025 për shkak të një ndalese përmbarimore mbi 200 mijë euro.

Menaxhmenti apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim për të siguruar stabilitetin e të ardhurave dhe për të shmangur procedurat ligjore të vështira. 

"Prandaj, edhe një herë, ju bëjmë thirrje për të treguar mirëkuptim dhe për të bashkëpunuar në arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët, që të sigurojmë stabilitetin e të ardhurave tuaja dhe të shmangim procedurat e vështira ligjore" përfundon komunikata.


MË SHUME NGA Ekonomi