KEK njofton bizneset se nga dje kanë afat tetë ditë për kontrata
BKT
Ekonomi

KEK njofton bizneset se nga dje kanë afat tetë ditë për kontrata

V.S|RTKlive

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga dje, kur edhe filloi zyrtarisht liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë, deri më 30 korrik, ata do t’i furnizojnë konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë, meqë automatikisht kanë kaluar te KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit .

KEK ka bërë të ditur se afati ligjor për furnizim nga ta si Furnizues të Mundësisë së Fundit ka nisur të rrjedhë dje dhe zgjatë tetë ditë.

Ky është njoftimi i plotë nga KEK-u:

Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK) njofton opinionin publik dhe të gjitha bizneset se, bazuar në vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga data 01 qershor 2025 ka filluar zyrtarisht liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025.  Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.

Obligimet që rrjedhin nga liberalizimi i tregut

Afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 01.06.2025.

Afati për lidhjen e kontratave me KEK si FMF është 8 ditë nga kjo datë.

Për këtë qëllim, ju lutemi qe menjëherë të na kontaktoni në adresën zyrtare: [email protected] ose ne tel: 080010600

Në komunikim, përfshini këto të dhëna të përditësuara të subjektit tuaj: Numri i biznesit (NUI), Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK, Pikat matëse, adresa e biznesit,Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni), Letërnjoftim i personit te autorizuar.

Ata kanë thënë se për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi i tyre do të jetë në dispozicion.

 


MË SHUME NGA Ekonomi