Bordi i ZRRE-së merr disa vendime
BKT
Ekonomi

Bordi i ZRRE-së merr disa vendime

RTKlive

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur seancë, me ç’rast ka caktuar KEK-un si furnizues të mundësisë së fundit për periudhë gjashtëmujore, nga fundi i gushtit deri në janar të vitit 2026.

Në njoftimin e lëshuar nga ZRRE thuhet se Bordi ka lëshuar disa autorizime sa i përket gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Bordi njëherësh ka shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.


MË SHUME NGA Ekonomi