Llugaliu takon homologun italian, diskutohet thellimi i bashkëpunimit
RTKlive
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka zhvilluar një takim dypalësh me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Italisë, Roberto Alesse, në margjinat e Konferencës së dytë të nivelit të lartë të drejtorëve të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, e mbajtur në Tiranë.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy administratave, si dhe u diskutuan fusha konkrete si shkëmbimi i informatave, luftimi i kontrabandës, trajnime të përbashkëta dhe asistencë teknike për integrim evropian.
Të dy palët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin në funksion të forcimit të sigurisë kufitare dhe lehtësimit të tregtisë.
"Ky takim shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit strategjik
ndërmjet dy administratave doganore dhe ndihmon në forcimin e lidhjeve institucionale mes
Kosovës dhe Italisë në kuadër të integrimit rajonal dhe evropian", thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.























