Shahini mirëpret vendimin për tregun energjetik
BKT
Ekonomi

Shahini mirëpret vendimin për tregun energjetik

RTKlive

Gjykata sot ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për treg të hapur deri në një vendim të gjykatës. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës Komerciale.

"Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përshëndet vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës që ka pranuar padinë e ngritur ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),duke pranuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit që pamundësonte furnizimin e një biznesi me energji nga shërbimi universal", tha ai.

Sipas tij, ky vendim i gjykatës është dëshmi se ligji dhe drejtësia janë në mbrojtje të bizneseve kur ato përballen me vendime arbitrare apo të padrejta nga institucionet publike.

"AKB e konsideron këtë një rast të fituar jo vetëm për një biznes individual, por për të gjitha ndërmarrjet që kërkojnë trajtim të drejtë, të barabartë dhe të ligjshëm në tregun e energjisë. I bëjmë thirrje ZRRE-së që ta respektojë këtë vendim të gjykatës dhe të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj bizneseve, duke shmangur vendime që rrezikojnë funksionimin, investimet dhe vendet e punës në sektorin privat. AKB do të vazhdojë të mbështesë çdo biznes që përballet me padrejtësi institucionale dhe do të jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit ekonomik kombëtar" tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi