Berisha: Deficiti tregtar i Kosovës i përhershëm, importi është në rritje
BKT
Ekonomi

Berisha: Deficiti tregtar i Kosovës i përhershëm, importi është në rritje

M.P. / RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deficiti tregtar është më i lartë për 21,5% në muajin maj 2025, krahasuar me muajin maj të vitit 2024. Sipas këtyre të dhënave eksporti mbulon importin me 13,5%, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro.

Ilir Berisha, drejtor i statistikave ekonomike në ASK në “Info Plus” në RTK ka ndarë detaje nga ky raport.

“Importi në këtë muaj mbulon importin me 13,5% që është nën mesataren e vitit 2024, që ishte mbi 14%...Deficiti tregtar i Kosovës ka qenë i vazhdueshëm dhe i përhershëm për shkak se importi është në rritje. Rritja për shkak të vëllimit të madh të importit rrit hendekun e deficitit tregtar”, ka thënë ai për RTK-në.

Tutje ai bëri të ditur se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,0 milionë euro ose rreth 35,6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,5%), Italia (3,5), Holanda (3,1%).


MË SHUME NGA Ekonomi