17:26 / 03.07.2025
Përurohen dy linja të reja ajrore direkte Prishtinë- Francë
E.H|RTKlive
Dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës dhe Francës (Parisit dhe Lionit) u përuruan sot në prani të ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në njoftimin e Ambasadës së Francës thuhet se kjo lidhje direkte, e mundësuar nga ASL Airlines France, do të lehtësojë udhëtimin për diasporën, do të stimulojë turizmin si dhe do të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve.
“Limak dhe Aéroport de Lyon , partnerë kyç në zhvillimin e Aeroportit Adem Jashari, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë sukses.Faleminderit të gjithë partnerëve që e bënë të mundur këtë!”, thuhet në postimin e Ambasades së Francës në Ksovë.























