MPFT: Ankandi i tetë i letrave me vlerë mbahet më 14 korrik
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Ekonomi

MPFT: Ankandi i tetë i letrave me vlerë mbahet më 14 korrik

A.B|RTKlive

Mministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 korrik 2025 do të mbahet ankandi i tetë me radhë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

"Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës", njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.


MË SHUME NGA Ekonomi