FMN heq Kosovën nga lista e shteteve të brishtësisë dhe konfliktit
BKT
Ekonomi

FMN heq Kosovën nga lista e shteteve të brishtësisë dhe konfliktit

N.M. /RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është informuar zyrtarisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), pas vendimit të fundit të Bankës Botërore (BB).

“Në emër të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës”, shkruan Ismaili.

Guvernatori ka thënë se kjo e forcon më tej besueshmërinë e investitorëve ndaj vendit tonë dhe përputhjen me standardet ndërkombëtare.

Lista përditësuar e FMN-së: https://www.imf.org/.../fragile-and-conflict-affected.../


MË SHUME NGA Ekonomi