Produktet amerikane me 0 tarifë doganore në Kosovë
BKT
Foto: Besnik Hasolli / RTK
Ekonomi

Produktet amerikane me 0 tarifë doganore në Kosovë

M.P. / RTKlive

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos kenë tarifë doganore kur hyjnë në tregun e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim shpërfaq marrëdhëniet e mira me SHBA-në.

“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarif zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë kryeministri në detyrë.  


MË SHUME NGA Ekonomi