Lansimi i thirrjeve për përkrahjen financiare shtyhet për të mërkurën
RTKlive
(E plotësuar, ora 08:45) Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton se për shkak të angazhimeve në agjendën e Ministres në detyrë të MINT, znj. Rozeta Hajdari, konferenca për media e paraparë të mbahet sot për në ora 14:00, shtyhet për nesër, më datë 06.08.2025, në orën 14:30.
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), sot mban konferencë për media, me rastin e lansimit të thirrjes publike për përkrahjen financiare të NMVM-ve në sektorin e Industrisë Kreative
Kjo skemë është zhvilluar në kuadër të bashkëfinancimit ndërmjet MINT përmes KIESA-s dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, e cila do të zbatohet në bashkëpunim me UNDP.
Përmes kësaj skeme synohet fuqizimi i ndërmarrjeve në sektorin e Industrisë Kreative, me një buxhet total prej 1,000,000.00 euro.























