Hapet panairi i gruas `Me zemër për diasporën`
BKT
Ekonomi

Hapet panairi i gruas `Me zemër për diasporën`

Arbana Hajredinaj /RTK

Në Prishtinë u hap panairi i gruas `Me zemër për diasporën`, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna e vlerëson rëndësinë e panairit, jo vetëm si vend ekspozimi, por si dëshmi e sakrificës dhe suksesit të grave në biznes.

Në këtë panair janë ekspozuar nga 50 gra nga e gjithë Kosova ushqimet tradicionale, veshjet kombëtare, e deri te produktet artizanale. 

 “Është kënaqësi sot të hapi edhe një edicion tjetër të panairit të gruas pas atij që e kishim në Gjilan, Viti, Kamenicë e tani edhe në Prishtinë”, ka thënë drejtori i OEK, Lulzim Rafuna.

 “Një mundësi e mirë për të gjetur edhe bashkëpunim por edhe partner por edhe diaspora jonë që e kemi sot këtu dhe që po i viziton këto shtande është një mundësi e mirë për me ju ofru mundësinë që produktet e tyre me i tërhjek edhe në tregjet jo vetëm rajonale që janë të inkuadruar por edhe në tregjet evropiane pse jo se janë produkte shumë kualitative por që e tregojnë edhe traditën tonë edhe kulturën tonë”, ka shtuar Rafuna. Panairi do të qëndrojë i hapur dy ditë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi