Bajrami kritikon ZRRE-në: `Po shërbeni i qeverisë dhe mafisë energjetike`
BKT
Ekonomi

Bajrami kritikon ZRRE-në: `Po shërbeni i qeverisë dhe mafisë energjetike`

RTKlive

Deputetja e LDK-së, Hykmete N. Bajrami, ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për mungesë transparence dhe për shërbim ndaj interesave të qeverisë dhe siç thotë ajo "mafisë energjetike".

Sipas Bajramit, bordi i ZRRE-së, me përbërjen aktuale, në nëntor të vitit 2024 miratoi një dokument që evidentonte se “Për periudhën e shqyrtimit, bazuar në treguesit e analizuar, tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë shfaq mungesë konkurrence dhe përqendrim të lartë.”

Bajrami ka rikujtuar gjithashtu një takim të datës 12 maj, ku, sipas saj, ZRRE-ja kishte deklaruar se “e vetmja mundësi për t’i mbajtur bizneset në shërbimin universal të furnizimit të energjisë ka qenë nëse Qeveria do t’i ndante 50 milionë euro subvencion”. Deputetja thekson se kjo është konfirmuar edhe nga dëshmitarë dhe se nuk bëhet fjalë për moszbatimin e ligjit, por për mungesën e subvencionit të nevojshëm.

"Sot, represionin që po u bëni bizneseve e paskeni shitur si sukses. Paskeni treguar se 92% e njëhësorëve të këtyre kompanive tash janë duke u furnizuar nga operatorët privat, por asnjë fjalë nuk paskeni thënë për depozitat e majme monetare që janë detyruar kompanitë t’i bëjnë te këta operatorë privat (tregtarët e energjisë), çfarë kontratash janë nënshkruar, e me çfarë çmimi?", ka shkruaj depytetja e LDK-së.


MË SHUME NGA Ekonomi