Rritet konsumi i energjisë elektrike /Video
BKT
Ekonomi

Rritet konsumi i energjisë elektrike /Video

Arbresha Berisha / RTK

Tarifat e energjisë elektrike mund të shtrenjtohen sërish në rast se qytetarët vazhdojnë të shpenzojnë shumë.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Ymer Fejzullahu, ka thënë se konsumi i energjisë elektrike është rritur dhe se është tejkaluar parashikimi.

Sipas tij, në rast se qytetarët ulin konsumin, atëherë do të ulen edhe tarifat.

Ndërkaq, pas daljes në treg të lirë të energjisë elektrike, edhe 3 kompani janë licencuar për furnizim me rrymë.

Megjithatë, nga mbi 20 operatorë të licencuar, vetëm rreth 5 prej tyre po ofrojnë energji elektrike për  bizneset e mëdha.

Kësisoj edhe ofertat që u janë bërë bizneseve për furnizim kanë qenë për 200-300% më të shtrenjta.

Kreu i Bordit të ZRRE-së u pyet po ashtu nëse vendimi për treg të lirë po zbatohet në veri, për çka ai tha se mbi 95% të banorëve atje furnizohen me tarifa të parregulluara.

Bordi i ZRRE-së të premten ia ka dhënë autorizimin për ndërtim operatorit “Lindja Solar L.L.C” me kapacitet prej 100Mw në Kramovik dhe Petkoviq të Rahovecit.

Kjo sipas ZRRE-së do të kontribuojë në shtimin e kapaciteteve për prodhim të energjisë.


MË SHUME NGA Ekonomi