Fushata “Toka jonë, Shija Juaj” mbahet me 13 shtator
BKT
Foto arkiv
Ekonomi

Fushata “Toka jonë, Shija Juaj” mbahet me 13 shtator

RTKlive

Eventi tradicional “Toka jonë, Shija Juaj” që ka për synim promovimin e prodhimeve vendore dhe rritjen e vetëdijes për konsumimin e tyre nga prodhuesit e Kosovës, do të mbahet këtë vit më 13 shtator 2025 duke filluar nga ora 14:00.

Në kuadër të ngjarjes do të organizohen aktivitete të ndryshme, degustime dhe prezantime nga prodhuesit vendorë, ku vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë dhe të njihen më afër me produktet e tregut lokal, thuhet në njoftim.

Eventi zhvillohet në kuadër të programit #EREA, të implementuar nga Caritas-i Zviceran, të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe të realizuar në bashkëpunim me shoqatat Pepeko, Organika dhe Mjedra e Kosovës.

Organizatorët theksojnë se kjo ngjarje është e një rëndësie të veçantë për të reflektuar vlerën e prodhimeve vendore dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.


MË SHUME NGA Ekonomi